Histori

Home | Foto | Pershefca | Dashuria Forum | Chat | Sport | Humor | Histori | Libri i Mysafireve | Horoskopi | Lajme | Kulture | Shendeti | Informatik | Te Folura | Shoqeri | Seksiologjia

>> KOSOVA <<

Kosova, gjithashtu e njohur si Kosovo, eshte territori i diskutuar mes shumices shqiptare te Kosoves dhe Serbise. Para shume kohesh, arriti te behet pjese autonome e ish Jugosllavise dhe ne vitin 1989 i hiqet perseri e drejta te jete pjese autonome nga rregjimi i Sllobodan Millovicit. Me pas reaksionet qytetare do te provokonin thyerjen dhe ndarjen e Ish Jugosllavise ne shtete. Nga ish Jugosllavia tashme ka mbetur vetem Serbia. Provokimi per thyerjen e Ish Jugosllavise do te coje ne luftrat e zhvilluara ne Kroaci, Bosnje - Hercegovine dhe ne Kosove.

Pas anullimit te autonomise se Kosoves, autoritetet serbe mbyllen shkollat shqipe. Po ashtu u larguan nga puna ne mjaft institucione mjaft shqiperare. Parlamenti dhe qeveria e Kosoves nuk do te egzistonin me pas ketij anullimi te autonomise. Te drejtat e njeriut ne Kosove do te shkeleshin ne mase nga autoritetet serbe.

Ne fillim shqiptaret i jane pergjigjur dhunes masive me rezistence paqesore dhe pasive. Ne vitin 1992 populli i Kosoves mbajten zgjedhjet e lira dhe duke zgjedhur drejtimet e tyre politike, por gjithsesi duke shprehur edhe per pavaresine e Kosoves ne referendumin e vitit 1991. Gjate ketij viti Parlamenti i Kosoves deklaron pavaresine e Kosoves. U formua nje qeveri paralele, e cila do te beje te mundur vazhdimin e mesimit ne gjuhen shqipe, jashte okupatoreve lokale. Gjithashtu kjo qeveri ben te mundur formimin e Mbrojtjes se Shendetit (mjaft doktore shqiptare ishin te pushuar nga puna ne spitalet shteterore nga auroritetet serbe).

Ne fillim te vitit 1998, qeveria serbe filloi nje sulm kunder Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UÇK), nje levizje guerile kjo, e cila u krijua pasi paqja ne Kosove nuk ishte aspak e sigurte gjate rregjimit te Milloshevicit. Pas vitit 1998 forcat e sigurimit serbe, krijuan nje politike shkaterruese per token kosovare, duke shkaterruar dhe djegur mjaft fshatra, duke krijuar keshtu nje eksod massiv te mese 1 milion refugjateve. Po ashtu u kryen mjaft akte makabre mbi popullaten e pa armatosur shqiptare, perfshire edhe femrat dhe femijet.

Bombardimet e NATO-s, qe filluan ne mes te muajit Maj te vitit 1999, pas refuzimit te Serbise per nenshkrimin
e paqes per stabilimentin e konfliktit ne Kosove, ka zgjatur deri ne fund te korrikut te po ketij viti, vit i cili do te sillte dhe kapitullimin e presidentit jugosllav Sllobodan Milloshevic. Kapitullimi i tij do te sillte edhe terheqjen e forcave serbe nga territori i Kosoves. Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit te Shteteve te Bashkuara, krijoi ne Kosove Administraten Civile te Shteteve te Bashkuara ne Kosove (e njohur gjithashtu si Misioni i Shteteve te Bashkuara ne Kosove - UNMIK)

Lufta ne Kosove solli eksodin e nje milion refugjateve dhe largimin e popullates nga shtepiat e tyre, 300.000
te mbetur pa strehe, 10.000 te vdekur dhe varreza masive qe mbajne trupat e qindrave, perfshire edhe gra dhe
femije te cilet jane egzekutuar ne menyre makabre.

Kosovaret, UNMIK-u, NATO-ja dhe Komuniteti Internacional tashme, kane filluar punen per rikontruktimin e Kosoves ringjalljen e ekonomise, stabilizimin e institucioneve demokratike per nje vetqeverisje dhe sherimin e plageve te luftes.

Kosova kufizohet me Serbine ne pjesen veriore dhe verilindore, me Malin e Zi ne veriperendim, me Shqiperine
ne perendim dhe me FYR e Maqedonise ne jug. Territori i Kosoves ze nje hapesire prej 10.887 kilometra katrore dhe
popullata relative eshte rreth 2 milione, 90% e te cileve eshte popullate shqiptare etnike.

>> SHQIPERIA <<

Shqiperia ndodhet ne pjesen perendimore te Ballkanit. Kufizohet me ish Jugosllavine (Serbi-Mal i zi) dhe me Kosoven ne veri dhe ne lindje, me Maqedonine nga lindja dhe me Greqine ne jug. Ka dalje ne detin Adriatik dhe detin Jon ne pjesen perendimore. Nga gjiri i Otrantos, Shqiperia eshte me pak se 100 km (60 milje) larg nga Italia. Vendi ka nje hapesire prej 28,000 km katror (11,000 milje katror) dhe popullata e saj eshte rreth 3.3 milion banore.
Shqiperia deri ne vitin 1991 ishte nje vend komunist. Qe nga mbarimi i Luftes se dyte Boterore deri sa vdiq ne vitin 1986, Shqiperia ishte e udhehequr nga diktatori "i çelikte" Enver Hoxha. Ne vitin 1986, ai u zevendesua nga Ramiz Alia. Deri ne vitin 1991, partia kryesore dhe e vetme ishte Partia Popullore Shqipetare (PPSH). Ne vitin 1990 dhe 1991, demostratat popullore ne mase arriten te rrezojne kete rregjim komunist dhe zgjedhjet e para demokratike u mbajten ne vitin 1991. Ne vitin 1992 u mbajten zgjedhjet e dyta, ne te cilat pjesen me te madhe te votave e fitoi opozita (Partia Demokratike).

Flamuri zyrtar i Republikes se Shqiperise eshte nje shqiponje e zeze me dy koka e qenderzuar ne nje sfond te kuq. Klikoni ketu nese deshironi te shihni nje pamje me te madhe te flamurit te Shqiperise.


>> HYMNI <<

Hymni Shqiptar eshte shkruar nga poeti shqiptar Asdreni (nje pseudonim per Aleks Stavre Drenova), i cili lindi ne vitin 1872 dhe vdiq ne vitin 1947. Titulli origjinal i himnit ishte "Betimi mbi Flamur". Himni fillimisht u publikua si nje poeme per Lirine e Shqiperise, ne nje gazete shqiptare ne Sofje, Bullgari, ne prill te vitit 1912. Nje vit me vone himbi do te publikohet gjithashtu ne nje liber poemash te koleksionuara te Asdrenit, me titullin "Èndrra dhe lot", liber i cili u publikua ne Bukuresht. Himni zyrtar ka dy strofa me pak se poema origjinale. Muzika e Himnit u kompozua nga kompozitori rumun Ciprian Porumbescu.

>> HYMNI KOMBETAR<<

Rreth flamurit te perbashkuar,
Me nje deshire dhe nje qellim,
Te gjithe Atij duke iu betuar,
Te lidhim besen per shpetim.

Prej lufte vec ay largohet,

Qe eshte lindur tradhetor,
Kush eshte burre nuk friksohet,
Po vdes, po vdes si nje deshmor.

Ne dore armet do t'i mbajme,
Te mbrojme Atdheun ne cdo vend,
Te drejtat tona ne s'i ndajme,
Ketu armiqte s'kane vend.

Se Zoti vet e tha me goje,
Qe kombe shuhen permbi dhe,
Po Shqiperia do te rroje,
Per te, per te luftojme ne.



Pergatiti: Bujar Esati (((...bullo...)))