20 Muaj Denim Per Programuesin e Virusit >> Melissa
34 vjecari David Smidh filloi denimin e tij prej 20 muajsh te merkuren e kaluar. Gjithashtu atij i duhet te paguaje plus ketij denimi edhe 5000 dollare amerikane. Trupi gjykues e zvogeloi ne minimun denimin 5 vjecar ne 20 muaj, pasi Smish kooperoi me Ermittelrn. Tashme qe ne Dhjetor te vitit 1999 Smith ishte i veteditur per fajesine e tij. Smith dergoi macro virusin, te cilin ai i kishte krijuar me emrin e nje vallezuese klubesh nate (strip dance) ne Mars te vitit 1999. Ky virus infektoi me shume se 1 milion kompjutera ne mbare boten me nje vlere shkaterruese prej 1.2 bilionesh dollare (1.33 billion Euro).
Playstation 3 Pritet Te Dale Ne Vitin 2004
Ky Duhet te jete nje lajm i konsideruar Top Secret per firmen e mirenjohur Sony, por informacioni duket sikur merr dhenГ« dhe kjo me siguri nga nje punonjes i brendshem i firmes: Sony po punon me te gjitha forcat per te nxjerre ne treg versionin e ri te PlayStation. Ne vitin 2004 pritet qe PlayStation 3 te godase tregjet nderkombetare. Ndryshe nga versionet e meparshme, PS3 do te shfaqet perpara fundit te vitit 2003, ama jo si nje version origjinal dhe i perfunduar. Ky do jete vetem nje version BETA, nje parapergatitje per fanset e PlayStationX. Versioni origjinal do te ne veren e 2004. Struktura e PS3 do te kete nje microprocesor te ri. Nje pike kulminante do te jete edhe krijimi i kartave prej fibre optike, qe do sherbejne per lidhjen ne rrjet (network). Konkurenca ne sektorin "komandat e lojerave", cdo gje perpara Mircrosoft XBoX dhe NINT DOS Game Cube, duket sikur do jete mjaft e frikshme.
Linjat ajrore te Shteteve te Bashkuara deshirojne te analizojne cdo aeroplan pasagjeresh qe futet ne territorin e USA, pa rezervim. Linjat ajrore, qe refuzojne te japin te dhenat qe kerkohen, do te sekuestrohen menjehere sapo te behet zbritja ne toke. Ne rast se pasagjeret refuzojne te braktisin bagazhin e tyre, atehere ato duhet te rrine ne distance nga nje vizite e dyte ne US. Pak jave me pare, u vendos qe ne te gjithe linjat ajrore te US, do te instalohet nje analizator, me ane te cilit do te identifikohen te gjithe pasagjeret, te cilet fluturojne per ne US. Ky vendim u mor per te filtruar te gjithe personat kriminale dhe terroriste dhe qe te mos ndodhe me nje katastrofe si ajo e 11 Shtatorit. Ne konferencen "Siguri per Liri", Lufthansa (linja ajrore gjermane) arriti ne perfundimin: Mes bagazheve te personave dhe bagazheve te fluturimit, autoritetet duhet te kene gjithashtu informacion mbi programet fluturuese, si per shembull Miles & More (grupet AUA jane pjesetare). Po ashtu duhet te kene informacion edhe per te dhenat biometrike.
Kosova shenon tre vjetorin e sulmeve te NATO-s mbi Serbine
Ne KosovГ« u shenua trevjetori i fillimit te bombardimeve te NATO-s ndaj objektivave serbe.Ne Kosove u shenua trevjetori i fillimit te bombardimeve te NATO-s ndaj objektivave serbe. Komandanti i KFOR-it, Marsel Valentin ne nje fjalim drejtuar populit te Kosoves ka thene se NATO do te vazhdoje te jete e perkushtuar per ruajtjen e paqes ne Kosove dhe se askush nuk duhet te harroje se ishte pikerisht NATO ajo qe nderhyri per te ndaluar krimet ndaj popullsise civile dhe dominimin njekombesh, qellime keto te cilat ende mbeten detyre e forces paqeruajtese. Presidenti i Kosoves Ibrahim Rugova nderkaq ne mesazhin e tij, 24 Marsin e vitit 1999 e ka cilesuar si nje dite te madhe te ngadhnjimit mbi te keqen.
|
|
Per Cdo Kritike, Rekomandim, Problem Apo Ndonje Link Qe Nuk Punon Si Duhet Ju Lutem Me Shkruani Ne E-mail:
Pergatiti: Bujar Esati (((...bullo...)))
|
|